KRYEFAQJA » LAJME » Liga e Kampioneve: Sot hidhet shorti në Monako

Liga e Kampioneve: Sot hidhet shorti në Monako

Tashmë janë konfirmuar se si do të jenë vazot e shortit të grupeve të Ligës së Kampioneve që do të hidhet sot në orën 18:00 në Monako dhe do të transmetohet në internet nga UEFA.com.

Si do të jetë ndarja e skuadrave në vazot përkatëse?

Vazoja e parë përmban kampionët në fuqi, Real Madrid, dhe skuadrat që kanë fituar kampionatet e shtatë federatave në të mira në renditjen e UEFA-s në në fundin e sezonit 2014-2015, kur është përcaktuar edhe lista hyrëse për sezonin 2016-2017.

Vazo 1: Real Madrid (SPA, kampione në fuqi), Barcellona (SPA), Lester Siti (ANG), Bajern Mynih (GJE), Juventus (ITA), Benfika (POR), Paris S. G. (FRA), CSKA Moskë (RUS).

Vazot e tjera janë të përcaktuara nga koefiçenti i UEFA-s për klube në përfundimin e sezonit të shkuar.

Vazo 2: Atletiko Madrid (SPA), Borusia Dortmund (GJE), Arsenal (ANG), Mançester Siti (ANG), Sevilja (SPA), Porto (POR), Napoli (ITA), Bajer Leverkuzen (GJE).

Vazo 3: Bazel (ZVI) Totenham (ANG), Dinamo Kjev (UKR), Lion (FRA), PSV Eindhoven (HOL), Sporting Lisbonë (POR), Klub Bryzh (BEL), Borusia Mynçengladbah (GJE).

Vazo 4: Seltik (SKO), Monako (FRA), Beshiktash (TUR), Legia Varshavë (POL), Dinamo Zagreb (KRO), Ludogorets (BUL), Kopenhagen (DAN), Rostov (RUS).

Vijimsia e shortit

Në të njëjtin grup nuk mund të jenë skuadra që janë nga e njëjta federatë, kjo vijimësi është përcaktuar dhe konfirmuar para se të hidhet shorti.

Si rrjedhojë e një vendimi të Komitetit Ekzekutiv të UEFA-s, skuadrat ukrainase dhe ruse nuk mund të jenë në të njëjtin grup.

Shorti do të përcaktojë edhe grupet për Ligën e Kampioneve për të rinj.

Gjatë ceremonisë së shortit do të shpallen edhe fituesit e çmimeve Lojtari më i Mirë në Europë për sezonin 2015-2016 si për meshkuj ashtu edhe për femra.

Ja datat kur do të luhet në fazën e grupeve:

Java e parë: 13 dhe 14 shtator 2016
Java e dytë: 27 dhe 28 shtator 2016
Java e tretë: 18 dhe 19 tetor 2016
Java e katërt: 01 dhe 02 nëntor 2016
Java e pestë: 22 dhe 23 nëntor 2016
Java e gjashtë: 06 dhe 07 dhjetot 2016