KRYEFAQJA » LAJME » Liga e Kampioneve, takimet e para të turit të tretë eliminator
1uefa

Liga e Kampioneve, takimet e para të turit të tretë eliminator

fenerbahceFenerbahce arrin të fitojë takimin e parë të turit të tretë eleminator të Uefa Champions League. Në Stamboll, në stadiumin Sukri Saracogli, skuadra turke fitoi 2-1 përballë francezëve të Monacos. Emenike është heroi i ndeshjes. Në minutën e 39-të sulmuesi nigerian arrin të mposhtë portierin Badiashile i cili zuri vendin e të dëmtuarit Morgan De Sanctis. Përgjigjia e francezëve nuk vonon dhe vjen pas 4 minutash. është Radamel Falcao që përfiton në zonën turke duke realizuar golin e barazimit. Në minutën e 61-të është sërish Emenike që vulos fitoren e Fenerbahces pas një krosimi nga e djathta të Gregory Van der Wiel. Në fund Badiashile eviton një gol të sigurt, duke mbajtur gjallë shpresat e Monacos për kalimin në turin tjetër.
olimpiakos

Zhgënjen Olympiacos në Athinë. Grekët nuk shkuan më shumë se barazimi 0-0 ndaj izraelitëve të Hapoel Beer Sheva me gjithë rastet e krijuara nga vendasit. Në këtë mënyrë gjithçka komplikohet për grekët që pas një jave do të luajnë në Izrael ndeshjen e kthimit.

celtic astanaSkocezët e Celtic kanë marrë një barazim të vlefshem në Kazakistan ndaj Astanës. Në minutën e 19-të Logvinenko kalon në epërsi vendasit, ndërsa skocezët gjetën golin e barazimit vetëm 12 minuta nga fundi i takimit me anë të Griffiths.

 

 

uefa

Vuan dhe kampionia e Danimarkës Fc Kopenhagen në Rumani ndaj Astras duke barazuar 1-1. Rosengorgu fitoi 2-1 në shtëpi ndaj qipriotëve të Apoel Nicosias, por i duhet të djersisë në takimin e kthimit, ndërsa i vetmi sukses jashtë fushe i takon polakëve të Legias së Varshavës që arritën një fitore minimale 1-0 ndaj sllovakëve të Trencin. Goli i vetëm u shënua nga Nicolics në minutën e 69-të të takimit. Ndeshjet e kthimit do të luhen pas një jave.