KRYEFAQJA » LAJME » Liga e Kampioneve: U hodh shorti i gjysmëfinaleve
Liga e Kampioneve: U hodh shorti i gjysmëfinaleve

Liga e Kampioneve: U hodh shorti i gjysmëfinaleve

U hodh sot në Nion të Zvicrës shorti i gjysmëfinaleve të Ligës së Kampioneve. Përcaktimi i çifteve u bë me short të hapur, pa koka serie dhe që skuadrat e të njëjtit vend mund të binin bashkë.

Një tjetër short përcaktoi se kush nga fitueset e gjysmëfinaleve, për efekt administrativ, do të jetë skuadra që luan në “shtëpi” dhe kush do të jetë skuadra “udhëtuese”.

Në gjysmëfinalen e parë do të jenë përballë njëra-tjetrës Mançester Siti dhe Reali i Madridit ndërsa në gjysmëfinalen e dytë do të jenë përballë njëra-tjetrës Atletiko Madrid dhe Bajerni i Mynihut.

Në finale do të jenë përballë njëra-tjetrës fituesja e gjysmëfinales së parë dhe fituesja e gjysmëfinales së dytë.

Ndeshjet e vajtjes do të luhen me 26 dhe 27 prill 2016 ndërsa të kthimit me 3 dhe 4 maj 2016. Finalja do të luhet në Milano (Itali) me 28 maj 2016.