KRYEFAQJA » LAJME » Liga e Kampioneve: U hodh shorti i grupeve për sezonin 2016-2017
Liga e Kampioneve: U hodh shorti i grupeve për sezonin 2016-2017
EPA/MARTIAL TREZZINI

Liga e Kampioneve: U hodh shorti i grupeve për sezonin 2016-2017

U hodh sot në orën 18:00 Monako shorti për tetë grupet e Ligës së Kampioneve për sezonin e ri futbollistik 2016-2017. Skuadrat ishn ndarë si zakonisht në katër vazo. Vazoja e parë përmbante kampionët në fuqi, Real Madrid, dhe skuadrat që kanë fituar kampionatet e shtatë federatave në të mira në renditjen e UEFA-s në në fundin e sezonit 2014-2015, kur është përcaktuar edhe lista hyrëse për këtë sezon.

Vazo 1 kishte: Real Madrid (SPA, kampione në fuqi), Barcellona (SPA), Lester Siti (ANG), Bajern Mynih (GJE), Juventus (ITA), Benfika (POR), Paris S. G. (FRA), CSKA Moskë (RUS). Vazo 2 kishte: Atletiko Madrid (SPA), Borusia Dortmund (GJE), Arsenal (ANG), Mançester Siti (ANG), Sevilja (SPA), Porto (POR), Napoli (ITA), Bajer Leverkuzen (GJE). Vazo 3 kishte: Bazel (ZVI) Totenham (ANG), Dinamo Kjev (UKR), Lion (FRA), PSV Eindhoven (HOL), Sporting Lisbonë (POR), Klub Bryzh (BEL), Borusia Mynçengladbah (GJE) dhe vazo 4 kishte: Seltik (SKO), Monako (FRA), Beshiktash (TUR), Legia Varshavë (POL), Dinamo Zagreb (KRO), Ludogorets (BUL), Kopenhagen (DAN), Rostov (RUS).

Pas përfundimit të hedhjes së shortit grupet janë si më poshtë:

Grupi A: Paris S.G., Arsenal, Bazel dhe Ludogorets.
Grupi B: Benfika, Napoli, Dinamo K. dhe Beshiktash.
Grupi C: Barcelona, Mançester Siti, Borusia M. dhe Selltik.
Grupi D: Bajern M., Atletiko M., PSV Eindhoven dhe Rostov.
Grupi E: CSKA Moskë, Bajer L., Totenhem dhe Monako.
Grupi F: Real Madrid, Borusia D. Sporting L. dhe Legia V.
Grupi G: Lester S., Porto, Klub Bryzh dhe Kopenhagen.
Grupi H: Juventus, Sevilja, Lion dhe Dinamo Z.

Pas ceremonisë së shortit Cristiano Ronaldo u shpall fitues i çmimit Lojtari më i Mirë në Europë për sezonin 2015-2016 duke lënë pas Gareth Bale dhe Antoine Griezmann.

Ja datat kur do të luhet në fazën e grupeve:

Java e parë: 13 dhe 14 shtator 2016
Java e dytë: 27 dhe 28 shtator 2016
Java e tretë: 18 dhe 19 tetor 2016
Java e katërt: 01 dhe 02 nëntor 2016
Java e pestë: 22 dhe 23 nëntor 2016
Java e gjashtë: 06 dhe 07 dhjetot 2016