KRYEFAQJA » LAJME » Liga e Kampioneve: U hodh shorti i turit të tretë paraeliminator
Liga e Kampioneve: U hodh shorti i turit të tretë paraeliminator

Liga e Kampioneve: U hodh shorti i turit të tretë paraeliminator

U mbajt sot në Nion të Zvicrës në orën 12:00 shorti i turit të tretë paraliminator i Ligës së Kampioneve. Shorti u zhvillua në dy faza: ajo e skuadrave jo kampione që sheh pjesëmarrjen e skuadrës që doli e treta në kampionatin e federatës së gjashtë në renditjen e UEFA-s (Franca) dhe të skuadrave të dala në vendin e dytë në kampionate për federatat që renditen nga vendi i shtatë deri në vendin e 15-të. Pesë skuadrat që kishin koefiçent më të lartë u futën në short si koka serie.

Nga ana tjetër ishin skuadrat kampione, 17 skuadrat që do të kualifikohen në turin e dytë paraeliminator të cilave u shtohen edhe tre skuadrat kampione të federatave që janë më mirë në renditjen e UEFA-s që nuk kanë hyrë automatikisht në fazën e grupeve (Greqia, Republika Çeke, dhe Rumania). Skuadrat me koefiçent më të mirë në UEFA qenë koka serie, çdo skuadër kokë serie do të përballet me një skuadër jo kokë serie.

Ndeshjet e këtij turi do të luhen me 26 dhe 27 korrik dhe me 2 dhe 3 gusht.

Ja dhe lista e ndeshjeve:

Kampionët
Rozenborg/IFK Norrkëping – The New Saints/APOEL
Vardar/Dinamo Z. – Dinamo T./Alashkert
Olimpiakos – Hapoel B.S./Sherif
Zhalgiris V./Astana – Linkoln/Selltik
Olimpija L./Trençin – Zrinjski/Legia V.
Viktoria P. – Karabak/F91 Dudelanxhe
Astra G. – Krusaders/FC Kopenhagen
BATE B./SJK Seinajoki – Dundalk/FH Hafnarfjordur
Ludogorets/Mlladost – Valeta/Crvena Zvezda
Partizani Tiranë/Ferencvarosh – FC Salcburg/Liepaja

Jo kampionët
Ajaks – PAOK
Sparta P. – Steaua B.
Shaktar D. – Young Boys
Rostov – Anderleht
Fenerbahçe – Monako