KRYEFAQJA » LAJME » Liga e Kampioneve,Real Madrid-Atletiko Madrid sfidojnë njëra-tjetrën sot në “San Siro”
Real Madrid-Atletiko Madrid sfidojne njera-tjetren sot ne “San Siro”

Liga e Kampioneve,Real Madrid-Atletiko Madrid sfidojnë njëra-tjetrën sot në “San Siro”

Atletiko Madrid-Real Madrid është finalja e madhe e Ligës së Kampioneve. Sot në mbrëmje, në orën 20.45, Stadiumi San Siro në Milano do të jetë arena që do të presë spektaklin e derbit madrilen. Dy skuadrat kanë mbërritur që dje në Milano dhe kanë zhvilluar edhe seancat stërvitore. Gjithashtu edhe tifozët kanë mbërritur një ditë më parë në Milano duke shijuar jo vetëm luksin e qytetit verior të Italisë por edhe stërvitjen e idhujve të tyre. Sulmi i frikshëm i Realit përballë mbrojtjes së rreptë të Atletikos, taktikat e Zidan përballë atyre të Simeones. Një skuadër e mbushur me yje por që shpeshherë ju mungon kolektiviteti përballë një klase punëtorësh që janë gati të sakrifikohen për të mirën e grupit. Është kjo panorama e dy formacioneve që do të përballen në San Siro. Reali kërkon titullin e 11 Evropian ndërsa Atletiko të parin në histori. Skuadra e Simeones kërkon hakmarrjen për të atë finale të humbur në shtesë dy vite më parë. Por gjithçka do të vendoset sot në mbrëmje në San Siro. Ndërkohë kryeministri Rama ka njoftuar se edhe këtë supersfidë mund ta ndjekin të gjithë dashamirësit e futbollit në fushën e gjelbërt të kryeministrisë.