KRYEFAQJA » LAJME » Bota » Ligj në favor të emigrantëve
Ligj në favor të emigrantëve

Ligj në favor të emigrantëve

Dhoma e ulët e parlamentit italian miratoi ligjin që u jep shtetësi automatike fëmijeve të lindur në Itali nga prindër të huaj. Deri tani, femijet e të huajve të lindur në itali duhej të prisnin moshën 18 vjeçare për të marrë shtetësinë, kurse ligji i ri që tani do të miratohet edhe në senat u jep shtetësine të gjitha foshnjave të të huajve të lindura në këtë vend, nëse të pakten njeri prej prindërve ka leje qëndrimi. Ligji u miratua me 310 vota pro, 66 kundër dhe 83 abstenime . Klasa politike e përshëndeti këtë ligj duke thënë se ai po rrëzon një mur që i mban shumë femijë të ndarë nga shokët e bashkëmoshataret e tyre. Vetem Liga Nord votoi kundër duke thirrur pas kalimit të ligjit. Për fëmijet e lindur në Itali por që deri tani nuk e kanë marrë shtetësinë, do të vlejë rregulli që në kohën e aplikimit duhet të kenë qënë për të paktën 5 vjet pjesë e sistemit arsimor italian.