KRYEFAQJA » LAJME » Ligjet e “Drejtesisë” votohen në 22 Shtator
Ligjet e “Drejtesisë” votohen në 22 Shtator

Ligjet e “Drejtesisë” votohen në 22 Shtator

Parlamenti shqiptar pritet të kalojë një tjetër provë të rëndësishme. Gjashte projektligjet e paketes kushtetuese jane përfshirë në programin e punës së Kuvendit për tre javet në vazhdim dhe sipas kalendarit ato do të hidhen në votim në seancën e 22 shtatorit. Votimi i këtyre projektligjeve i hap rrugë ngritjes se institucioneve të reja të drejtësisë dhe riorganizimit të gjithë piramidës gjyqësore në Shqipëri. Deri në 22 shtator do të mësohet edhe për fatin e Ligjit të Vettingut i cili u votua vetëm nga maxhoranca në seancën e jashtëzakonshme të 30 gushtit. Ligji pritet të dekretohet nga Presidenti i Republikës e më pas të botohet në Fletoren Zyrtare që të marrë fuqi zbatuese. Ndërkaq ekspertet e huaj që asistojnë reformën në drejtesi, po bëhen gati të nisin trajnimin e njerëzve që do të merren me çështje teknike të zbatimit te saj.