KRYEFAQJA » LAJME » Ligjet e Reformës votohen në 6 tetor

Ligjet e Reformës votohen në 6 tetor

Projektligjet që përcaktojnë ngritjen e institucioneve të reja të drejtësisë dhe organizimin e tyre do të votohen pas një jave në Kuvend. Vendimi është marrë nga shumica socialiste dhe vjen në kushtet kur komisioni i posaçëm parlamentar nuk i ka përmbyllur të gjithë ligjet. Edhe në mbledhjen e sotme komisioni shtyu diskutimin për ligjin mbi funksionimin e Gjykatës Kushtetuese. Aryseja e shtyrjes  është  fatura  financiare që pritet nga qeveria për gjithë paketën ligjore. Sot Komisioni i Posaçëm Parlamentar për Reformën në Drejtësi miratoi projektligjin për organizimin e Gjykatës Kushtetuese, relator i të cilit është Pandeli Majko.