KRYEFAQJA » LAJME » Ligji i dekriminalizimit, disa gjyqtarë kanë ndërruar gjeneralitetet
Ligji i dekriminalizimit, disa gjyqtarët kanë ndërruar gjeneralitetet

Ligji i dekriminalizimit, disa gjyqtarë kanë ndërruar gjeneralitetet

Disa zhvillime të fundit rreth gjyqësorit shqiptar, po përforcojnë opinionin e krijuar prej kohësh se situata brenda tij është problematike. Në zbatim të ligjit për dekriminalizimin, Këshilli i Lartë i Drejtësisë ka publikuar formularët e vetëdeklarimit për gjyqtarët. Media të ndryshme kanë konstatuar se të paktën 10 gjytarë nga trupa prej 360 gjyqtarësh, rezultojnë sipas vetëdeklarimeve të tyre edhe me ndryshim gjeneralitetesh. Behet fjalë për ndryshime vetëm të emrave mbiemrave, apo të dy bashkë, si dhe ndryshim të datave të lindjeve, kryesisht ulje të moshës. Gjithnjë sipas mediave gjyqtarët që kanë ndërruar emrat janë të akuzuar nga ILDKP për fshehje të pasurisë dhe deklarim të rremë të saj.  Disa prej gjyqtarëve kanë deklaruar se kanë qenë emigrantë në Greqi dhe Itali, ndërsa nuk ka deklarime se janë dënuar nga gjykatat shqiptare apo të huaja. Sipas ligjit shqiptar prokuroria do të duhet të shqyrtojë me imtësi këto vetëdeklarime, për të dhënë vlerësime nëse ka ose jo shkelje të ligjit. Gjyqësori shqiptar prej kohësh është vënë në qendër të akuzave si një prej sektorëve më të korruptuar të drejtësisë shqiptare. Reforma në Drejtësinë shqiptare parashikon një transformim rrënjësor të tij, me synim kthimin e besimit tek publiku.