KRYEFAQJA » LAJME » Ekonomi » Ligji i mbetjeve, AKIP protestë para parlamentit
Ligji i mbetjeve, AKIP protestë para parlamentit

Ligji i mbetjeve, AKIP protestë para parlamentit

Aktivistë të AKIP(Aleanca Kundër Importit të Plehërave) po protestojnë që nga mbrëmja e së mërkurës përpara Parlamentit kundër ligjit që lejon importin e mbetjeve. Ata kanë ngritur çadra dhe paralajmëruan përshkallëzim të protestës gjatë seancës plenare të së enjtes ku sipas protestuesve do të tentohet të miratohet ligji i importit të mbetjeve. Ka patur momente tensioni mes protestuesve dhe policisë. Dy protestues janë shoqëruar nga policia, por më pas u liruan. “Policia na nxori me forcë nga çadrat ku ishim mbledhur dhe na tha që nuk keni leje për të zhvilluar protestën” thanë protestuesit. Në pritje të seancës parlamentare grupi i protestuesve është vendosur në hyrje të tij dhe folës të ndryshëm po shprehen kundër ligjit. Sipas rendit të ditës të publikuar në faqe e web-it të parlamentit ligji për të cilin po protestohet nuk është përfshirë në seancën e sotme parlamentare, pasi po diskutohet ende në komisionet parlamentare.