KRYEFAQJA » LAJME » Ligji i parë për produktet bio

Ligji i parë për produktet bio

Shumë shpejt prodhimet bujqësore shqiptare do të çertifikohen në bio dhe prodhime të tjera. Është Ministria e Bujqësisë, që po çon drejt përfundimit draftin e parë ligjor të prodhimeve bujqësore bio në Shqipëri, i cili pasi të miratohet do të shoqërohet me një tjetër aksion kombëtar në të gjithë vendin për zbatimin e tij. Zbatimi i ligjit të prodhimeve bujqësore bio do të kryhet nga Ministria e Bujqësisë me kapacitetet e saj. Pas zbatimit të ligjit edhe në marketet e supermarketet tona do të mund të shohim për herë të parë edhe ndarjen e prodhimeve bujqësore në bio dhe të tjera, duke ofruar mundësi më shumë për të zgjedhur dhe për të blerë.