KRYEFAQJA » LAJME » Ligji i pronave, Nishani e kthen në parlament

Ligji i pronave, Nishani e kthen në parlament

Presidenti Nishani ka dërguar të martën për shqyrtim në Gjykatën Kushtetuese ligjin për pronat. Zoti Nishani e ka konsideruar këtë ligj të miratuar në parlament pak kohe më parë dhe që tashmë ka hyrë në fuqi, si një ligj që bie ndesh me kushtetutën. “Presidenti Nishani ka kërkuar pezullimin e zbatimit të ligjit “për trajtimin e pronës dhe përfundimin e procesit të kompensimit të pronave” shkruhet në njoftimin e publikuar në faqen online të presidencës .Më parë zoti Nishani e kishte kthyer ligjin në parlament, por ky i fundit e miratoi me votat e maxhorancës pa asnjë ndryshim. Opozita nga ana e saj e ka kundërshtuar ligjin dhe nuk ka marrë pjesë në votime. Nga ana e saj agjensia e njohjes, kthimit dhe kompensimit të pronave, ka nisur procedurat për vënien në zbatim të ligjit. Sipas pecialistëve të agjensisë çështja e pronave në Shqipëri do të zgjidhet brenda 10 vjetësh, ndërsa me ligjin e deritanishëm do të duheshin 3000 vjet.