KRYEFAQJA » LAJME » Bota » Ligji i Punës, protesta të dhunshme në qytetet franceze.
protestat ne paris, ligji i punes, dhune, kundershtare, demostrata

Ligji i Punës, protesta të dhunshme në qytetet franceze.

24 policë u plagosën, 3 prej tyre në gjendje të rendë, gjatë dhunes që shpertheu në protestat e nates në Paris dhe disa qytete të tjera, lidhur me debatin e ashpër mbi miratimin e ligjit të ri të punes. Grupe protestuesish me maska goditën me gurë dhe shishe policet kurse këta u përgjigjen me gaz lotsjellës jo vetem në kryeqytetin Paris, por edhe në Nantë, Lion, Marsejë dhe Tuluzë. Kryeministri Manyel Vals i denoi aktet e dhunës duke thënë se ato vijnë nga një pakice e papërgjegjshme. Në kryeqytet, policia arrestoi me dhjetera protestues në sheshin e Republikës. Protestat gjatë natës erdhen pas një marrshimi paqësor gjatë oreve të dites, ku morën pjesë 170 mijë punetorë e studente, në përpjekje për ta detyruar qeverinë ta tërheqe projektligjin qe pa u paraqitur. Qeveria thotë se reforma do të luftojë papunësinë kronike që qendron në nivelin 10%, kurse kundërshtarët e saj thonë se ligji i ri lehtëson pushimin nga puna dhe krijon më tepër pasiguri për të rinjtë. Protestuesit shpresojnë që me rasin e 1 majit të organizojnë marrshime të fuqishme për ti dhënë një mesazh të qartë qeverisë.