KRYEFAQJA » LAJME » Ekonomi » Ligji i ri i falimentit mbërrin në Kuvend
kuvendi-i-shqiperise1

Ligji i ri i falimentit mbërrin në Kuvend

Përmes një projektligji të ri qeveria synon t’i japë fund odisesë disavjeçare të një proçesi falimenti. Pas shumë diskutimesh, drafti i falimentit ka mbërritur në kuvend dhe sjell përshpejtim të procedurave të falimentimit, si dhe ngritjen e një gjykate të posaçme me të njëjtin emër. Krahas përmirësimit të klimës së biznesit, administratori i konfindustrias Gjergj Buxhuku vlerëson faktin se drafti aktual jep mundësi shpëtimi për bizneset. Ndërsa profesor Selami Xhepa thotë se ligji i ri eleminon abuzimet që kryhen me procedurat e falimentit. Versioni fillestar i ligjit të falimentit daton në 1994, bazuar në modelin gjerman, por ky sistem ligjor i procedurave të falimentimit përbën një mjet të pamjaftueshem për shpëtimin e biznesit.