KRYEFAQJA » LAJME » Ligji i ri për mbrojtjen e fëmijëve ndaj dhunës
Ligji i ri për mbrojtjen e fëmijëve ndaj dhunës

Ligji i ri për mbrojtjen e fëmijëve ndaj dhunës

Rastet e përsëritura të dhunës ndaj fëmijëve, nxorën në pah , mbi të gjitha emergjencën e miratimit të ligjit të ri për mbrojtjen e të drejtave të fëmijëve . Sipas specialistëve të angazhuar në këtë fushë , realiteti shqiptar do të numëronte shumë më pak raste të tilla abuzimi nëse strukturat për mbrojtjen e fëmijëve të propozuara me ligjin e ri do të përmbushnin këtë mision mbi baza ligjore.

Por ligji përsëri nuk do të ishte zgjidhje nëse bashkë me të nuk kalohet edhe fatura financiare që bën funksionale këto njësi për mbrojtjen e fëmijëve.

Ligji i ri për mbrojtjen e fëmijëve , parasheh si ndryshime që do të bëjnë dallim në parandalimin dhe trajtimin e rasteve të abuzimit me fëmijët , sanksionimin si “të detyrueshëm” të raportimit periodik mbi rastet që kërkojnë vëmendje dhe pozicionimin e të paktën një punonjësi për mbrojtjen e fëmijëve për çdo tremijë fëmijë.