KRYEFAQJA » LAJME » Ligji i Vetting-ut, Unioni i Gjyqtarëve : Të vihet në lëvizje Gjykata Kushtetuese
Ligji i Vetting-ut, Unioni i Gjyqtarëve : Të vihet në lëvizje Gjykata Kushtetuese

Ligji i Vetting-ut, Unioni i Gjyqtarëve : Të vihet në lëvizje Gjykata Kushtetuese

Kur u kanë mbetur edhe dy javë kohë për të dorëzuar deklaratat e pasurive, 800 prokurorë dhe gjyqtarë bëhen bashkë duke ju drejtuar Gjykatës Kushtetuese për shpalljen e pavlefshmërisë së ligjit për Vettingun. Të prekur direkt dhe indirektë, tek familjarët dhe trashëgimtarët e tyre, gjyqtarët i janë drejtuar me këtë kërkesë, Gjykatës Kushtetuese ku kërkojnë: Deklarimin si të papajtueshëm me Kushtetutën si dhe pezullimin e ligjit për vlerësimin kalimtarë të gjyqtarëve dhe prokurorëve. Sipas Unionit, Vettingu po cënon pavarësinë e sistemit, por edhe gjykimin e inicjuar nga 1/5 e deputetëve të Kuvendit të Shqipërisë, e cila prek drejtëpërdrejtë interesat e gjyqtarëve. Pas dorëzimit të formularëve me deklarimet e pasurive do të nis dhe puna për verifikimin e të dhënave të cilat do të bëhen brenda një afati prej 6 muajsh nga një komision i posaçëm hetimor. Ai që do të rezultojë me pasuri të pajustifikueshme do të largohet nga detyra.