KRYEFAQJA » LAJME » Ligji për procedurat tatimore, tregëtarët protestë para kryeministrisë
Ligji për procedurat tatimore, tregëtarët protestë para kryeministrisë

Ligji për procedurat tatimore, tregëtarët protestë para kryeministrisë

Tregtarët e Tiranës kanë zhvilluar një protestë para selisë së qeverisë, në shenjë kundërshtimi ndaj ligjit për procedurat tatimore i cili ka hyrë në fuqi që prej datës 12 nëntor. Protesta e tregtarëve u mbështet edhe nga organizata të shoqërisë civile dhe shoqata për mbrojtjen e tregtarëve. Ata bënë të ditur se do ta dërgojnë ligjin për interpretim në Gjykatë Kushtetuese, pasi e konsiderojnë jo në përputhje me Kushtetutën dhe të drejtën e tregtarëve.“Betejat nuk do të jenë vetëm protestat, por dhe beteja ligjore, pasi do ta dërgojmë ligjin në Gjykatën Kushtetuese” tha Besian Pesha, një prej folësve në protestë. Ndërsa biznesmeni Nikollaq Neranxi, në emër të Shoqatës së Mbrojtjes të Tregtarëve, tha se “Kemi ardhur këtu për të thënë se nuk jemi dakord me gjobat që u vihen tregarëve dhe se nuk jemi dakord me ligjin për procedurat tatimore dhe burgosjen e biznesit”. Tregtarët kanë kërkuar ndryshimin e ligjit për procedurat tatimore. Ata thonë se nuk mund të burgoset një tregtar me tre vite burg për një kupon tatimor, ndërsa pushtetarët e akuzuar për miliona nuk përballen me ligjin.