KRYEFAQJA » LAJME » Kulturë » Linda Halimi korr sukses në American Idol

Linda Halimi korr sukses në American Idol

Këngëtarja shqiptare Linda Halimit ka befasuar jurinë e American Idol në edicionin e fundit. Ajo kishte zgjedhur këngën “It’s a man’s world” për të nxjerrë në pah vokalin e saj, para një jurie me të famshmit Jenifer Lopez, Keith Urban dhe Harry Connik. Komentet e jurisë ishin se fansat do e dashuronin faktin që ajo ishte e aftë të mbante një notë për më gjatë se 5 sekonda. Edhe komentet e ndjekësve të shumtë të talent showt amerikan, kanë qenë shpërblyese për këngëtaren e cila ka luftuar gjatë me paragjykimet mbi peshën dhe zgjedhjet e saj në jetë. “Doja të bëja një ndryshim për veten time dhe e bera” tha Halimi pasi ka fituar biletën e artë të American Idol, por edhe admirimin e publikut amerikan.