KRYEFAQJA » LAJME » Lindita Nikolla ka dërguar një mesazh urimi për të gjithë mësuesit e Shqipërisë
lindita-nikolla uron mesuesit per festen e 7-marsit

Lindita Nikolla ka dërguar një mesazh urimi për të gjithë mësuesit e Shqipërisë

Me rastin e 7 Marsit Ministrja e Arsimit dhe Sportit Lindita Nikolla ka dërguar një mesazh urimi për të gjithë mësuesit e Shqipërisë. Ministrja Nikolla në urim ka vlerësuar meritat e mësuesve duke theksuar nevojën për mbështetje për të larguar politikën nga shkolla. Kthesa në arsim thekson në urim Nikolla ka nisur me vendosjen e një sistemi të ri emërimi nëpërmjet Portalit “Mesues për Shqipërinë”. “Jam shumë e vendosur për të luftuar korrupsionin dhe larguar politikën nga shkolla, por më duhet edhe ndihma e cdo mësuesi” – thotë Nikolla.

Nëse shkolla është vendi ku e ardhmja hedh rrënjë, shkruhet në mesazhin e urimit atëherë po shkolla është vendi ku e tashmja kërkon përfshirjen e të gjithëve. Ndjesë për emocionet e mia, por edhe më shumë ndjesë nëse diku nuk ia kam dalë të jem edhe zëri yt.”- perfundon mesazhin e urimit Nikolla .