KRYEFAQJA » LAJME » Linhart: Zgjedhjet kusht, nëse vendet anëtare nuk binden që në dhjetor

Linhart: Zgjedhjet kusht, nëse vendet anëtare nuk binden që në dhjetor

Kushti i shprehur i rekomandimit për negociatat, vetingu, do të bëjë pjesë të vetën dhe zgjedhjet, nëse vendet anëtare nuk binden plotësisht që në dhjetor. Michael Linhart, Sekretari i Përgjithshëm i Punëve të Jashtme të Austrisë, iu përgjigj pyetjes se Televizionit Publik se koha dhe opinioni i vendeve anëtare në këshill janë në duart e Shqipërisë, pavarësisht lobimit që Austria po bën.”Rekomandimet janë të qarta. Ndryshime në opinione ka dhe do të ketë, por gjithçka mbetet në duart e Shqipërisë; në fakt ky vit na çon dhe drejt zgjedhjeve dhe do te shihet nëse zgjedhjet do të përmbushin standartet e duhura nuk besoj se do te kete probleme” tha zoti Linhart gjatë një konference për shtyp me ministren shqiptare të integrimit Klajda Gjosha.
Ndërsa është rreshtuar së bashku me Italinë për të lobuar për vendimin e këshillit në dhjetor, me bindjen e qartë që Shqipëria e meritoi rekomandimin dhe po ashtu dhe një vendim po të tillë të Këshillit Europian në dhjetor, Austria përmes numrit dy të diplomacisë i ka përkufizuar rezervat e vendeve anëtare si fakt që nëse nuk arrijnë të konkludojnë pozitivisht në dhjetor, gjykimi për zgjedhjet hyn automatikisht në një shqyrtim të dytë. Besimi i zotit Linhart është megjithatë të përdoren gjithë resurset për të bindur partnerët.”Do të jemi në favor të hapjes së negociata për anëtarësim të Shqipërisë në BE në dhjetor. Do të përpiqemi të bindim partnerët tanë për të mbajtur një qëndrim pozitiv për këtë” tha ai.
Ndërsa pala shqiptare është mëse e qartë që vetingu duhet paraqitur. “Ne ia kemi vënë vetë kusht vetes zbatimin e Reformës në Drejtësi dhe të ligjit për vlerësimin e gjyqtarëve dhe prokurorëve. Ne do të ecim përpara me përpjekjet tona. Shqipëria i ka të gjitha kushtet dhe do të vijojmë me zbatimin e kësaj reforme. Data kur Shqipëria do të nisë zbatimin e vlerësimit të gjyqtarëve dhe prokurorëve do të jetë edhe data që do t’i japë rrugën hapjes së negociatave” tha zonja Gjosha.