KRYEFAQJA » LAJME » Bota » Linjat Ajrore Turke krijojnë lehtësi për pasagjerët e ndikuar nga sulmet terroriste

Linjat Ajrore Turke krijojnë lehtësi për pasagjerët e ndikuar nga sulmet terroriste

Linjat ajrore turke bënë të ditur se të gjithë pasagjerët, që kanë rezervuar ose kanë blerë biletë për datat 28 qeshor-5 korrik me nisje dhe vend-mbërritje Aeroportin Ataturk, nëse aplikojnë deri në datën 31 korrik 2016, mund të ndryshojnë dhe ndryshojnë destinacionin pa paguar asnjë shtesë. Gjithashtu për të gjitha biletat e papërdorura do të mundësohet rimbursim i plotë. Për pasagjerët që dëshirojnë të shtyjnë datën e biletës, pa paguar asgjë shtesë, mund ta zgjasin biletën deri në datën 31 korrik. Pasagjerët, për gjendjen e fundit në lidhje me fluturimin e tyre, mund të marrin informacion nga shërbimi telefonik ose faqja zyrtare e internetit të Linjave Ajrore Turke.