KRYEFAQJA » LAJME » Liqeni i Shkodrës, nis operacioni për nxjerrjen e helikopterit
Liqeni i Shkodrës, nis operacioni për nxjerrjen e helikopterit

Liqeni i Shkodrës, nis operacioni për nxjerrjen e helikopterit

Në Liqenin e Shkodrës ka nisur operacioni për nxjerrjen e helikopterit që u rrëzua të mërkurën afër fshatit Grizhë të Malësisë së Madhe, ku humbën jetën dy pilotë dhe një anëtar i ekuipazhit mbeti i plagosur. Në operacion merr pjesë policia e shtetit dhe trupat e ndërhyrjes së shpejtë.
Ndërkaq Prokuroria e Shkodrës ka nisur një hetim lidhur mbi ngjarjen. Një ditë më parë shefi i shtabit të përgjithshëm i FA, gjeneral major Jeronim Bazo tha se është ende herët për të folur mbi shkaqet e aksidentit tragjik. Sipas tij helikopteri EC 145 ka përshkuar trajektoren e planifikuar në bazë të intinerarit stërvitor. Helikopteri kishte 6 muaj që përdorej nga Forcat e Armatosura dhe ishte brenda garancisë së dhënë nga kompania franceze Eurokopter. Në shtypin shqiptar dhe mediat pranë opozitës, ka akuza se helikopteri i FA po përdorej për çështje private nga titullarët  ministrisë së mbrojtjes, por ende nuk ka reagime nga ana e këtij dikasteri.