KRYEFAQJA » LAJME » Bota » Liria e internetit pëson rënie
Liria e internetit pëson rënie

Liria e internetit pëson rënie

Liria në Internet shënoi përsëri rënie kete vit, thuhet në raportin e ri të ogranizatës Freedom House, me seli në Shtetet e Bshkuara. Kjo organizatë në raportin e publikuar sot, thekson se për të pestin vit me radhë dokumentohet rënie në lirinë e Internetit, pasi më tepër qeveri i censurojnë informacionet me interes për publikun, ndërkohë zgjerojnë mbikëqyrjen dhe godasin mjetet e ruajtjes së privatësisë. “Qeveritë po ushtrojnë trysni në rritje ndaj individëve dhe sektorit privat për t’i hequr ose fshirë përmbajtjet fyese, duke u mbështetur në bllokim dhe filtrim”, thuhet në raport. Njëherësh, mjetet madhore për sigurimin e lirisë së shprehjes kanë qënë subjekte të kufizimeve. Sipas raportit, Kina është abuzuesja me e madhe e lirisë së Internetit, ndërsa pas saj radhiten Siria dhe Irani.