KRYEFAQJA » LAJME » Lirohen gazetarët Turq
gazeta turke

Lirohen gazetarët Turq

Kryeredaktori i gazetës turke Xhymriet, Çan Dyndar dhe shefi i zyrës së kësaj gazete në Ankara Erdem Gyl janë liruar, pasi u arrestuan rreth tre muaj më parë me akuza spiunazhi dhe tradhëtie për shkak se kishin botuar foto armësh për të cilat shkruajtën se do të transportoheshin në Siri nga shërbimi inteligjent turk. Gjykata kushtetuese e Turqisë vendosi në datën 25 shkurt se ishin shkelur të drejtat themelore të Dyndar dhe Gyl. Pas këtij vendimi, gjykata e krimeve të rënda të stambollit urdhëroi lirimin e tyre, por ata ndalohen të udhëtojnë jashtë shtetit. Pas lirimit, Dyndar vlerësoi vendimin e Gjykatës Kushtetuese, duke e quajtur atë historik në kontekstin e së drejtës së lirisë së shprehjes. Sipas tij, cmimi që paguan me tre muaj burg nuk është asgjë në krahasim me cfare janë përballur gazetarë të tjerë Turqi, ndërsa dhe si shembull vrasjen e kryeredaktorit të gazetës Milet.