KRYEFAQJA » LAJME » Lirohet nga përmbaruesit lokali i Rovena Dilos
Lirohet nga permbaruesit lokali i rovena dilos

Lirohet nga përmbaruesit lokali i Rovena Dilos

Një vendim i gjykatës ka dërguar përmbarues privatë dhe punonjës të policisë për të liruar ambientet e lokalit të këngëtares Rovena Dilo, pasi disponohen dokumenta se ajo është një pronë e deputetetit Tom Doshi dhe ish deputetit Driçim Babasi.Këngëtarja i ka bërë thirrje policisë ta mbrojë nga përmbaruesit pas pretendimit se se prona po i rrëmbehet.

Këngëtarja e konsideron të paligjshëm vendimin e gjykatës, që sipas saj merr me forcë dhe manipulime gjyqësore pronën e familjes Vreto dhe biznesin e ligjshëm “De Fakto Vreto”.

Dilo ka paralajmëruar se do të bëjë padi ndaj përmbaruesve privat ndërsa ka denoncuar më parë përmes një letre publike drejtuar presidentit, kryeministrit dhe kryetarit të Parlamentit, përpjekjen për t’i marrë pronën e saj që ndodhet në zonën e ish-Bllokut.