KRYEFAQJA » LAJME » Bota » Lituani, miratohet nga Parlamenti Kryeministri i ri
saulius-skvernelis, kryeministri, lituani, parlamenti, baltik

Lituani, miratohet nga Parlamenti Kryeministri i ri

Parlamenti lituanez miratoi politikanin e qendrës, Saulius Skvernelis në postin e kryeministrit të këtij vendi baltik, pas fitores së papritur të formacionit të tij në zgjedhjet legjislative në muajin tetor. 46 vjeçari, ish-shef policie dhe ministër i Brendshëm, ka tashmë 15 ditë për të paraqitur kabinetin e tij të përbërë nga Unioni i Fermerëve dhe të Gjelbërve, formacioni i tij me aleatin social demokrat. Kryeministri mori mbështetjen e 90 deputetëve në Parlament nga 141 vende. Votimi për programin e ri pritet në muajin dhjetor. Në një fjalim para votimit, Skvernelis premtoi se do të luftonte padrejtësitë sociale dhe do të frenonte emigracionin e lituanezëve drejt vendeve më të pasura të Evropës perëndimore. “Qeveria e re do të sjellë ndryshime në fushat e pabarazive sociale, demografinë dhe probleme lokale”, njoftoi Skvernelis para deputetëve.