KRYEFAQJA » LAJME » Liverpuli kualifikohet pas fitores dramatike 4-3 ndaj Borusias së Dortmundit
Liverpul fiton 4-3 me Borusia Dortmund dhe kualifikohet ne gjysmefinale

Liverpuli kualifikohet pas fitores dramatike 4-3 ndaj Borusias së Dortmundit

Në Anfild Rod ndodh gjithçka, e çuditshme, e bukur, e papritur por madhështore. Spektakël që i mban gjallë jo vetëm tifozët në stadium por edhe ata që e ndiqnin ndeshjen Liverpul-Borusia Dortmund nga ekranet e televizorit. Pas vetëm 8 minutash lojë Borusia Dortmund shënon dy gola me anë të Mhikitajan dhe Aubamejang. Rezultat që nuk ndryshon për 45 minutat e para. Në Anfild Rod dëgjohet vetëm kori i tifozëve gjermanë që përkrahin skuadrën e tyre. Me fillimin e pjesës së dytë Origi shënon golin e parë për Liverpulin. Por Rojs fikson shifrat në 1-3 në 57′. Duket gjithçka e mbyllur dhe Dortmund i kualifikuar. Por çuditërisht Liverpulit i kujtohet ajo çka ndodhi në Stamboll para 10 vitesh, kur përmbysi rezultatin ndaj Milanit në finalen e Ligës Kampioneve. Dhe kështu ndodh. Kutinjo dhe Sako barazojnë 3-3. Ndërsa Lovren shënon golin e katërt duke bërë që të shpërthejë Anfild. Liverpul është në gjysmëfinalet e Ligës së Evropës me meritë. Skuadrat e tjera të kualiafikuara janë Shaktar Donjesk, Vijareal dhe Atletiko Bilbao.