KRYEFAQJA » LAJME » LIVERPUL-SEVILJA, DUELI PËR TROFEUN E MADH KONTINENTAL
liverpul, sevilja, finale, liga europes, rtsh sport, eurpa league

LIVERPUL-SEVILJA, DUELI PËR TROFEUN E MADH KONTINENTAL

I gjithë kontinenti i vjetër do t’i ketë sonte sytë drejt Bazelit në Zvicër, në Stadiumin “Sent Jakob-Park”, aty ku veprimtaria e dytë e klubeve të kontinentit, Liga e Evropës, luan sonte aktin final të këtij sezoni. Fituesja në fuqi, Sevilja, do të kërkojë kërkojë mbrojtjen e trofeut, ndërsa Liverpuli kthimin e lavdisë. Jurgen Klopi po e shijon jetën e re te Liverpuli që kur ka marrë drejtimin e ekipit para shtatë muajve, por ai do të ketë një vend të veçantë në zemrat e tifozëve anglezë, nëse ia del të mposhtë skuadrën e Seviljës në finalen e Ligës së Evropës. Kjo finale, që do të zhvillohet sonte në stadiumin e Bazelit dhe do të nisë në orën 20:45, do të sillet për sportdashësit drejtpërdrejt nga Rrjeti i Radio-Televizionit Shqiptar. Klopi do t’i sillte Liverpulit trofeun e parë evropian, që prej përmbysjes së famshme kundër Milanit në finalen e Ligës së Kampionëve të vitit 2005, të zhvilluar në Stamboll. Sevilja, që është fituese në fuqi e Ligës së Evropës, padyshim se do të jetë kundërshtare ndryshe krahasuar me skuadrat tjera që ka eliminuar Liverpuli rrugës për finale. Kloppi do të jetë kundër trajnerit Unai Emery, ekipi i të cilit ka triumfuar në këtë garë në dy edicionet e fundit dhe po synon trofeun e tretë rresht. Në të vërtetë, Sevilja mban rekordin sa i përket trofeut të kësaj gare, pasi në dhjetëvjeçarin e fundit e ka fituar plot katër herë.