KRYEFAQJA » LAJME » Llalla informon Nishanin për hetimet e rrëzimit të helikopterit EC 145
nishani_llalla2

Llalla informon Nishanin për hetimet e rrëzimit të helikopterit EC 145

Misteri i rrëzimit të helikopterit të ushtrisë EC145 , në ujërat e Liqenit të shkodrës, ka mbledhur në një takim kreun e shtetit dhe prokurorin e përgjithshëm Adriatik Llalla. Takimi Nishani – Llalla është kryer në presidencë ndërsa nuk jepen shumë detaje rreth këtij diskutimi. Mësohet se Presidenti Nishani është informuar nga kreu i akuzes në lidhje me hetimet që janë kryer deri tani për shkaqet e rrëzimit të helikopterit ku humbën jetën dy pilotë. Në të njëjtën kohë ministra e mbrotjes Mimi Kodheli i propozoi presidentit dhënien e “Dekoratës së artë të Shqiponjës” (pas vdekjes), për dy pilotët e Forcave të Armatosura, Floran Delia dhe Donald Hoxha. Në kërkesën e ministres Kodheli thuhet se dekorimi i kapiten Floran Delia dhe toger Donald Hoxha bëhet me motivacionin: “Për veprimtari ose akte të guximit qytetar në kohë paqeje”. Propozimi i ministres Kodheli vjen pas vendimit të marrë nga Komisioni Qendror i Statusit ”Dëshmorët e Atdheut” për t’i shpallur dy pilotët, “Dëshmorë të Atdheut”.
Në propozimin dërguar presidentit të Republikës thuhet gjithashtu se kapiten Floran Jahja Delia dhe toger Donald Vesel Hoxha, kanë qenë ushtarakë të devotshëm, pilotë të talentuar dhe gjithmonë të gatshëm të sakrifikojnë për të tjerët.
Dy pilotët humbën jetën 6 ditë më parë, pas rrëzimit të helikopterit të Ushtrisë EC 145, në ujërat e Liqenit të Shkodrës.

Hetimet për ngjarjen janë duke u drejtuar nga prokuroria e shkodrës, e cila zyrtarisht pranon faktin se në trupin dhe mbetjen e helikopterit nuk janë gjetur materiale të tjera. Ajo ku janë përqëndruar këto hetime është zbardhja e shkaqeve dhe ckodimi i kutisë së zezë e cila do të zbardh arsyet e vërteta të rrëzimit.

Prokuroria pritet ti drejtohet firmës së prodhimit në hamburg të gjermanisë për të kryer akt-ekspertimin.