KRYEFAQJA » LAJME » Llotaria Amerikane DV-2017, ambasada: Ka fitues të rinj
Llotaria Amerikane DV-2017, ambasada: Ka fitues të rinj

Llotaria Amerikane DV-2017, ambasada: Ka fitues të rinj

Për aplikuesit e Llotarisë Amerikane DV-2017 ka sërish shpresë. Ambasada amerikane në Tiranë ka njoftuar se janë shtuar të përzgjedhur të rinj. Ajo ka këshilluar aplikantët të kontrollojnë statuset në www.dvlottery.state.gov duke përdorur numrin unik të konfirmimit për të parë nëse janë fitues. Ambasada ka këshilluar gjithashtu se personat e përzgjedhur duhet të plotësojnë menjëherë formularin elektronik DS-260, për të caktuar një datë takimi në Konsullatën e SHBA-së në Tiranë. Konsullata kanë në dispozicion vetëm një numër të kufizuar datash takimi çdo muaj për aplikantët e lotarisë, ndaj është thelbësore që të përzgjedhurit e lotarisë të fillojnë procesin e vizës menjëherë.
Llotaria amerikane, e njohur ndryshe si “Griin kard” ka afro dy dekada e gjysëm që aplikohet edhe për shtetasit shqiptarët, që kur Shqipëria la pas të kaluarën ish komuniste dhe përqafoi rrugën e demokracisë dhe ekonomisë së tregut. Viti pas viti me mijëra shqiptare dhe familjet e tyre janë bërë fitues të kësaj llotarije dhe kanë nisur një jetë të re në SHBA. Vitet e fundit interesi për Llotarinë Amerikane është rritur ndjeshëm. Këtë vit kanë aplikuar rreth 200 mijë persona. Kjo shifër ka nxitur spekulimet dhe shtuar polemikat lidhur me zhvillimin e Shqipërisë. Opozita e djathtë thotë se kjo është shenjë e ecjes së vendit në rrugë të gabuar, si dhe mosbesimit të Shqiptarëve tek qeveria socialiste. Por kjo e fundit nga ana e saj thotë se është e drejta e çdo shqiptare të vendosi mbi të ardhmen e tij se ku do të jetojë.
Sipas të dhënave, në aplikimet e fundit kanë marrë pjesë mbi 6 milionë persona nga e gjithë bota, por vetëm 50 mijë prej tyre do të kenë fatin të fitojnë “Griin kard”.