KRYEFAQJA » LAJME » Llotaria amerikane, sot priten përgjigjet
Llotaria Amerikane DV-2017, ambasada: Ka fitues të rinj

Llotaria amerikane, sot priten përgjigjet

Për të gjithë ata shqiptarë që kanë aplikuar vitin e kaluar për Llotarinë Amerikane, tashmë ka arritur dita e shumëpritur. Të martën në orën 18:00 do të mësohen fituesit. Sipas Ambasadës Amerikane në Tiranë, njoftimet zyrtare të përzgjedhjes së fituesve do të bëhen nëpërmjet Kontrollit të Statusit të të Regjistruarve, duke filluar nga 3 maji 2016 deri më 30 qershor 2017, vetëm në faqen e internetit www. dvlottery.state.gov. Ambasada kujton se çdo faqe tjetër është mashtrim i individëve apo firmave pirate. “Çdo njoftim me e-mail ose letër që deklaron se jeni përzgjedhur për të marrë lotarinë nuk vjen nga Departamenti i Shtetit dhe nuk është i ligjshëm. Çdo komunikim me email që ju merrni nga Departamenti i Shtetit do ju drejtojë juve për të rishikuar Kontrollit të Statusit të të Regjistruarve për informacion të ri në lidhje me aplikimin tuaj. Ju duhet të përdorni numrin tuaj të konfirmimit për të hyrë tek Kontrolli i Statusit të tё Regjistruarve , që bëhet aktive në faqen e internetit, www.dvlottery. state.gov nga 3 maji 2016 deri të paktën në qershor 2017″ kujton ambasada amerikane në Tiranë.
Llotaria amerikane, e njohur ndryshe si “Griin kard” ka afro dy dekada e gjysëm që aplikohet edhe për shtetasit shqiptarët, që kur Shqipëria la pas të kaluarën ish komuniste dhe përqafoi rrugën e demokracisë dhe ekonomisë së tregut. Viti pas viti me mijëra shqiptare dhe familjet e tyre janë bërë fitues të kësaj llotarije dhe kanë nisur një jetë të re në SHBA. Vitet e fundit interesi për Llotarinë Amerikane është rritur ndjeshëm. Këtë vit mendohet se rreth 200 mijë persona kanë aplikuar. Kjo shifër ka nxitur spekulimet dhe shtuar polemikat lidhur me zhvillimin e Shqipërisë. Opozita e djathtë thotë se kjo është shenjë e ecjes së vendit në rrugë të gabuar, si dhe mosbesimit të Shqiptarëve tek qeveria socialiste. Por kjo e fundit nga ana e saj thotë se është e drejta e çdo shqiptare të vendosi mbi të ardhmen e tij se ku do të jetojë.
Sipas të dhënave, në aplikimet e fundit kanë marrë pjesë mbi 6 milionë persona nga e gjithë bota, por vetëm 50 mijë prej tyre do të kenë fatin të fitojnë “Griin kard”.