KRYEFAQJA » LAJME » Bota » Lojërat Olimpike 2016, sportistët rusë presin vendimin e Gjykatës së Arbitrazhit për Sport
Sot nis "Rio 2016"

Lojërat Olimpike 2016, sportistët rusë presin vendimin e Gjykatës së Arbitrazhit për Sport

Notarët e Rusisë, Vladimir Morozov dhe Nikita Lobintsev, janë në pritje të vendimit të Gjykatës së Arbitrazhit për Sport, për ankesën e tyre kundër moslejimit të pjesëmarrjes në Lojërat Olimpike Verore 2016. Pas një mbledhjeje urgjente mbrëmë në Rio-de-Zhaneiro për këtë rast, pritet që gjykata të shpallë vendimin. Mozorov dhe Lobintsev argumentojnë se urdhëri i Komitetit Olimpik Ndërkombëtar për standarde më të ashpra kundër sportistëve të Rusisë është e pavlefshme. Komiteti Olimpik Ndërkombëtar ka kërkuar që secila federatë ndërkombëtare e sportit t’i përjashtojë sportistët e përfshirë në përdorim të substancave të ndaluara, pas zbulimit për sistemin e dopingut në Rusi, që ishte i sponzorizuar nga shteti. Lojërat Olimpike Verore 2016 zhvillohen në Rio-de-Zhaneiro të Brazilit prej 5 e deri më 21 gusht.