KRYEFAQJA » LAJME » Lojërat Olimpike të Rios: Mbi 250 atletë rusë pjesëmarrës
rio

Lojërat Olimpike të Rios: Mbi 250 atletë rusë pjesëmarrës

Zyrtarët rusë kanë njoftuar se mbi 250 atletë të këtij shteti do të nisen drejt Brazilit për të marrë pjesë në Lojërat Olimpike që fillojnë më 5 gusht. Pavarësisht skandalit me doping për shkak të të cilit Rusia rrezikonte përjashtimin në tërësi nga këto gara, shefi i Komitetit Olimpik i Rusisë, Aleksandr Zhugov ka thënë se numri i rusëve që marrin pjesë është i madh. Ekipi i plotë rus përbëhej nga 387 atletë, por për shkak të dështimit për të kaluar testin e dopingut dhe mbi të gjitha, përpjekjeve të shtetit që të fshehin këtë gjë, në Rio mund të marrin pjesë mbi 250 prej tyre.