KRYEFAQJA » LAJME » Bota » LOJRAT OLIMPIKE RIO 2016, PENALIZIMET PËR RUSINË
yelena isinbayeva, atletike, rio lojrat olimpike, 2016, rusi, penalizime, skandali i dopingut

LOJRAT OLIMPIKE RIO 2016, PENALIZIMET PËR RUSINË

Yelena Isinbayeva nuk do të marrë pjesë në Lojrat olimpike RIO 2016. Federa Botërore e Atletikes ka hedhur poshtë kërkesën e kampiones ruse të kërcimit me shkop. Lajmin e ka bërë të ditur vetë Isinbayeva nëpërmjet profilit të saj në Twitter duke thënë se mrekullia nuk ndodhi. 34 vjeçarja theksoi kohë më parë se do ti jepte fund karrierës së saj nëse nuk do të merrte pjesë në Olimpiadë. Federata Botërore e Atletikës ka përjashtuar 67 atletë rusë pas skandalit të dopingut që përfshiu federatën ruse.

Pas atletikës, Rusia në olimpiadën e Rios nuk do të ketë asnjë peshngritës. Lajmin e ka bërë të ditur Federata Botërore e peshngritjes nëpërmjet një komunikate ku thuhet se të gjithë peshngritësit ruse nuk do të kenë mundësi të udhëtojnë drejt Rios për të marrë pjesë në olimpiadë për shkak të skandalit të dopingut.