KRYEFAQJA » LAJME » Lojtari më i Mirë në Europë: Griezmann, Ronaldo apo Bale?
Lojtari më i Mirë në Europë: Griezmann, Ronaldo apo Bale?

Lojtari më i Mirë në Europë: Griezmann, Ronaldo apo Bale?

Antoine Griezmann, Cristiano Ronaldo dhe Gareth Bale janë tre finalistët për çmimin Lojtari më i Mirë në Europë për sezonin 2015-2016.

Antoine Griezmann (Francë – Atletiko Madrid)
Cristiano Ronaldo (Portugali – Real Madrid)
Gareth Bale (Uells – Real Madrid)

Si në vitet e mëparshme, gazetarët e secilës nga 55 federatat bija të UEFA-s kanë dhënë një listë me pesë lojtarë: i pari në renditje ka marrë pesë pikë, i dyti katër dhe kështu me radhë. Dhjetë lojëtarët me më shumë pikë janë kualifikuar për turin e dytë të votimit i cili përcaktoi tre lojëtarët e lartpërmendur për në finale.

Sot gjatë hedhjes së shortit të grupeve për Ligën e Kampioneve në orën 18:00, që mbahet në Monako, një juri do të votojë për lojëtarin e preferuar. Në vitet e shkuara kanë fituar: dy herë Lionel Messi (2011, 2015), Andrés Iniesta (2012), Franck Ribéry (2013) dhe Ronaldo (2014).

Renditja nga vendi i katërt deri në të dhjetin është vijon si më poshtë:

04 Luis Suárez (Uruguaj – Barcellona) 29 pikë
05 Lionel Messi (Argjentinë – Barcellona) 25
06 Gianluigi Buffon (Itali – Juventus) 19
07 Pepe (Portugali – Real Madrid) 9
08 Manuel Neuer (Gjermani – Bajern Mynih) 6
09 Toni Kroos (Gjermani – Real Madrid) 5
10 Thomas Müller (Gjermani – Bajern Mynih) 2