KRYEFAQJA » LAJME » Lokalizohen anijet e peshkimit që humbën kontaktin
anije peshkimi, lokalizohen, qamili celepia, shengjin

Lokalizohen anijet e peshkimit që humbën kontaktin

Pas shumë orë kërkimesh roja bregdetare ka mundur të lokalizojë njërën prej anijeve të peshkimit, të cilat dolën prej portit të Durrësit në 18 qershor. Anija ‘Qamili” u lokalizua në grykëderdhjen e lumit Bunë, në të cilën fatmirësisht ekuipazhi i përbërë nga tre persona ishin në gjendje të mirë shëndetësore. Më vonë është gjetur edhe anija “Çelepia 2” e cila ka patur probleme me radion e kontaktit. Anija me katër pjestarë të ekuipazhit në bord është lokalizuar në veri të Durrësit.