KRYEFAQJA » LAJME » Bota » Londër, samiti kundër korrupsionit. Cameron: Ekstremizmi luftohet duke ndaluar korrupsionin

Londër, samiti kundër korrupsionit. Cameron: Ekstremizmi luftohet duke ndaluar korrupsionin

Ndalimi i korrupsionit është i nevojshëm për të luftuar ekstremizmin. Kështu deklaroi David Cameron, Kryeministri i Britanisë së Madhe në samitin ndërkombëtar kundër korrupsionit në Londër. Samiti ishtë pjesë e përpjekjeve të Cameron për të krijuar një angazhim më të madh global për të luftuar korrupsionin. Më herët zyrtarë të qeverisë britanike deklaruan se firmat e huaja që kanë prona në Mbretërinë e Bashkuar duhet të deklarojnë publikisht asetet e tyre për të shmangur pastrimin e parave. Në të njëjtën linjë me kryeministrin britanik ishte edhe sekretari amerikan i shtetit John Kerry, i cili tha se korrupsioni kërcënon vendet sepse ushqen krimin dhe terrorizmin.