KRYEFAQJA » LAJME » Bota » Londër, shkon në punë pa taka, e kthejnë në shtëpi
taka

Londër, shkon në punë pa taka, e kthejnë në shtëpi

Një 27-vjeçare nga Londra shkoi në kompaninë ku punonte me këpucë të sheshta, e për këtë arsye ajo u dërgua në shtëpi. Nicola Thorp, e cila punon si recepsioniste, humbi ditën e punës vetëm se refuzoi të vishte këpucë me taka të larta. Sipas kompanisë, takat e larta janë pjesë e uniformës. Ndërsa punonjësja mbrohet duke thënë se e ka shumë të vështirë të punojë në maksimum mbi taka. 27-vjeçarja ka shpjeguar se asaj i duhet të bëjë 9 orë vajtje-ardhje nëpër zyra duke shoqëruar klientët. “I thashë se nuk e bëja dot këtë gjë mbi taka. Ata qeshën me mua. U ndjeva e diskriminuar dhe u nervozova”, ka shtuar Thorp. Sipas mediave vendase, Nicola ka nisur një peticion që kërkon që ligji të ndryshojë dhe femrat të mos detyrohen më të veshin taka të larta në punë. Peticioni ka marrë më shumë se 10 000 firma.