KRYEFAQJA » LAJME » Bota » Londra është “pushtuar” nga makinat super luksoze të sheikëve arabë
Londra është “pushtuar” nga makinat super luksoze të sheikëve arabë

Londra është “pushtuar” nga makinat super luksoze të sheikëve arabë

Rrugët kryesore të Londrës janë shndërruar në një paradë të vërtetë makinash luksoze. Makina qindra mijëra dollarëshe apo edhe miliona dollarëshe shkëlqejnë, ndërsa parkohen bukur në vende strategjike, ku të gjithë mund t’i shohin dhe të ëndërrojnë sikur t’i kishin. E në fakt ata që i zotërojnë nuk janë aspak të mëdhenj në moshë, përkundrazi janë fëmijët e sheikëve që ‘luajnë’ njëri me tjetrin dhe largohen nga i nxehti që mbizotëron në Kuvajt, Arabinë Saudite apo Emiratet e Bashkuara. Spektatorët londineze dhe jo vetëm ata, e shijuan pafund spektaklin ndërsa fotografonin çdo mjet luksoz që kalonte rrugës. Kjo ngjarje është bërë e përvitshme tashmë në Londër, me çka arabët po lënë në hije të gjithë me veturat e modifikuara me shumë pjesë delikate. Pronarët zakonisht i dërgojnë makinat e tyre me anije, që t’i kenë në kryeqytetin britanik kur të arrijnë në fund të korrikut apo në gusht. Por, ka edhe më të pasur të cilët paguajnë nga 60 mijë dollarë për t’i transportuar me avion. Vitin e kaluar, një Mercedes i mbuluar me kristale Sëarovski dhe një Pagani Hajra, që kushton rreth 1.5 milion euro, kanë qënë mes makinave që ranë më shumë në sy.