KRYEFAQJA » LAJME » Kulturë » Lonely Planet: “Një video që do t’ju bëjë të fluturoni menjëherë drejt Shqipërisë”
“Një video që do t'ju bëjë të fluturoni menjëherë drejt Shqipërisë”

Lonely Planet: “Një video që do t’ju bëjë të fluturoni menjëherë drejt Shqipërisë”

“Një video që do t’ju bëjë të fluturoni menjëherë drejt Shqipërisë”, e cilëson Lonley Planet një video as dy minuta, realizuar me dron për Shqipërinë e publikuar prej saj. Një video që shpërfaq peizazhin spektakolar të Veriut të Shqipërisë, sipas Lonley Planet, që ka promovuar edhe bregdetin shqiptar, por këtë e quan një video të pabesueshme si kurrë më parë.

Regjisori i videos, “Shqiperia nga ajri”, John Broadley udhëtoi për në Shqipëri në maj të këtij viti, qëndroi nëntë ditë tek ne, për të filmuar një pjesë të peizazhit, nga liqeni i Komanit, liqene në Alpe, Thethi, kalane e Shkodrës, lumin Buna etj.. “Jam i befasuar shumë nga Shqipëria”, rrëfeu ai për Lonely Planet. “Bukuria e pabesueshme e saj, vargmalet pafund, sa të rrallë qe t’i gjesh në shumicën e vendeve te botes, e sa i mahnitshëm ushqimi kudo që shkova!”

E shton se “rimëkëmbja e ngadaltë e Shqipërisë nga regjimi komunist ka bërë që pjesë të mëdha të vendit të jenë ende të paprishura, edhe pse sipas John nuk ka siguri të mjaftueshme për ta mbajtur atë të papushtuar. “Ishte një nga javët me më veprim të jetës sime dhe unë ende kisha nevojë për të qëndruar më teper atje. Sinqerisht, eshte një nga vendet më të bukura që kam parë në botë” (dhe unë kam udhëtuar shumë), shkruan i mahnitur regjisori John Broadley.

Shqipëria po punon për të rritur turistët, edhe me muze të Luftës së Ftohtë apo turizmin e zogjve, përshkruan prestigjiozja amerikane Lonley Planet, e cila nuk rresht së adhuruari Shqipërinë e së thëni gjithë botës këtë…