KRYEFAQJA » LAJME » Kulturë » Lonley Planet: Alpet shqiptare, befasia e “VIA DINARICA”-s
Lonley Planet: Alpet shqiptare, befasia e “VIA DINARICA”-s

Lonley Planet: Alpet shqiptare, befasia e “VIA DINARICA”-s

Lonley Planet zbulon një tjetër detaj të pathënë për Shqipërinë dhe Ballkanin. Në gjurmët e Rrugës Dinarike: një korridor kulturor përmes Ballkanit, është titulli i shkrimit të gazetarit, Alex Crever.

I cili u propozon lexuesve të Lonley Planet një udhëtim të veçantë për gjithë turistët aventurierë. E njohur si Trajektorja e Bardhë, Rruga apo Via Dinarica përshkon vendet e Ballkanit Perëndimor nga Veriu në Jug si; Slloveninë, Kroacinë, Bosnje-Hercegovinën, Malin e Zi, Shqipërinë, Kosovën dhe Maqedoninë dhe lidh alpet Dinarike me ato të Sharit.

Rrugëtimi fillon në Lubjanë, kryeqytetin slloven dhe ka një gjatësi prej 1930km, të cilin për ta përshkruar do të duhen tre muaj, tre ditë e tre orë. Një korridor që përzien kulturat tradicionale në një zonë që edhe keqperceptohet, shkruan Lonley Planet.

Ndërsa ngjitjen në Alpet Shqiptare e përshkruan si një ndër befasitë më të mëdha të Ballkanit, pasi Bjeshkët e Namuna sigurojnë kombinim të përsosur të aventurës dhe origjinalitetit. Majat e thyera, shtigjet e mirëshënuar, banesat tradicionale kthyer në guest house dhe mikpritja u japin alpinistëve shansin që të kenë si bazë një shtëpi çdo natë, edhe për të ngrënë specialitete të freskëta dhe të bashkëveprojnë me vendasit.

Udhëtimi nis nga qyteti i Shkodrës, për të vazhduar në fshatin turistik të Thethit. Zgjat 7 orë dhe arrin deri në lartësinë 2,700 metra mbi nivelin e detit, e nga Thethi mund të kalohet edhe në Valbonë. Për të vijuar më pas në kufirin me Kosovën, ku shtegtarët mund të qëndrojnë në shtëpitë e Dobërdollit, tregon prestigjiozja amerikane Lonley Planet.