KRYEFAQJA » LAJME » “Lori Boriçi”, punimet përfundojnë në qershor, përurimi në shtator
loro borici staduimi punimet perfundojne ne qershor perurimi ne shtator

“Lori Boriçi”, punimet përfundojnë në qershor, përurimi në shtator

Stadiumi “Loro Boriçi” pritet të jetë gati në muajin qershor, por përurimi i tij mund të bëhet në shtator, me një ndeshje të Kombëtares. Një gjë e tillë e kanë konfirmuar për Televizionin Shqiptar burime zyrtare pranë Federatës Shqiptare të Futbollit, të cilat kanë sqaruar edhe etapat e përfundimit të punimeve në këtë stadium. Sipas asaj që ka pohuar anëtari i Komitetit Ekzekutiv të FIFA-s, Arben Dervishaj, i cili është edhe personi që përgjigjet për infrastrukturën sportive, vetë stadiumi pritet të jetë gati në fund të muajit maj, ndërsa mjediset rrethuese të tij, sheshi përpara dhe parkimi, si dhe hapësirat përreth, pritet të jenë gati brenda qershorit. Hëpërhë, po përfundon vendosja e stolave nëpër tribuna, ndërsa po u jepet dora e fundit fasadave të brendshme dhe të jashtme. Në planifikimin fillestar, ishte parashikuar që ky stadium të përurohej në fund të marsit, por tashmë duket se një gjë e tillë do të bëhetë, të paktën zyrtarisht, në shtator.