KRYEFAQJA » LAJME » “Loro Boriçi” drejt përfundimit
"Loro Boriçi" drejt përfundimit

“Loro Boriçi” drejt përfundimit

Rindërtimi i stadiumit “Loro Boriçi” në Shkodër është drejt përfundimit. Gjatë një vizite në këtë qytet, kryeministri Edi Rama është ndalur edhe për një inspektim të shkurtër në këtë impiant sportiv. Në një postim të tij në rrjetin social “Twitter”, Kryeministri ka vlerësuar transformimin e jashtëzakonshëm të këtij stadiumi. “Stadiumi i ri i Shkodrës, nga një gërmadhe  komuniste ne nje impiant spektakolar per sportin dhe jeten urbane”, – shkruan kreu i qeverisë, në postimin e shoqëruar me një foto të fasadës anësore të Stadiumit. Stadiumi i rindërtuar ka një kapacitet prej 17 vendesh dhe ka kushtuar rreth 15 milionë euro. Pas stadiumit “Elbasan Arena”, “Loro Boriçi” do të jetë i dyti në Shqipëri që plotëson të gjitha standardet e UEFA-s. Tanimë, Kombëtarja shqiptare ka dy mundësi zgjedhjeje për t’i luajtur ndeshjet e saj për eliminatoret e Kampionatit Botëror të 2018-ës. Ndërkaq në rradhën e ndërtimit të impianteve sportive është dhe shtëpia e kombëtares kuq e zi që parashikohet të ndërtohet ate ku sot është Stadiumi Kombëtar Qemal Stafa. Projekti ka ngjallur mjaftë debate, por kryeministri Rama duket mjaftë i vendosur për ta zbatuar.