KRYEFAQJA » LAJME » Bota » Los Anxhelos, mijëra hektarë tokë digjen nga “zjarri i rërës”
kaliforni

Los Anxhelos, mijëra hektarë tokë digjen nga “zjarri i rërës”

Zjarret në Los Angelos të Kalifornisë kanë vënë në alarm autoritetet. Flakët që po lëvizin me shpejtësi kanë detyruar qindra banorë të largohen nga shtëpitë e tyre ndërsa tymi i dendur ka mbërritur deri në zonat e largëta të qytetit. Sipas zyrtarëve deri tani zona e përfshirë nga zjarret arrin deri në 8 mijë e 94 hektarë. Rreth 300 banorë kanë lënë shtëpitë e tyre pranë qytetit të Santa Claritas, ndërsa pishinat publike në Pasadena dhe Glendale janë mbyllur për shkak të tymit të dendur por edhe hirit. Flakët po ndihmohen nga temperaturat e larta dhe erërat shumë të forta, ndërsa parashikimet e motit thonë se të tilla kushte atmosferike do të vazhdojnë edhe për disa ditë të tjera. Rreth 900 zjarrfikës po luftojnë me flakët, ndërsa në mbështetje të tyre kanë mbërritur edhe helikopterë dhe avionë. Mes të evakuarve janë edhe 400 kafshë ekzotike që mbroheshin nga autoritetet në pyllin kombëtar të Los Angelosit.