KRYEFAQJA » LAJME » LSI 12 vjet nga krijimi i saj
LSI  12 vjet nga krijimi i saj

LSI 12 vjet nga krijimi i saj

Lëvizja Socialiste për Integrim ka sot 12 vjetorin e krijimit të saj. Në këtë përvjetor kjo forcë politike ka organizuar aktivitete të cilat janë fokusuar në shërbimet sociale. Me filozofinë se forca politike që drejton është për bashkëpunim, kreu i partisë Ilir Meta, tha se LSI ka sjellë mesazh pozitiv përfshirjeje dhe integrimi, bashkëpunues në jetën politike e shoqërore për t’iu kundërvënë frymës së egoizmit e individualizmit. Sipas tij , kjo frymë bashkëpunimi është kudo, në koalicion, por edhe jashtë tij, me të gjithë faktorët politikë e shoqërorë. Bashkëpunimi nuk duhet të njohë kufi ndërsa zgjedhjet e pozicionet politike u takojnë qytetarëve, u shpreh kryetari LSI-së Ilir Meta. Zoti Meta i bëri këto deklarata pas një aktiviteti të zhvilluar në shkollën 9-vjeçare të zonës së Farkës së Vogël. I pyetur nga gazetarët për mundësinë e lëvizjes së ndonjë ministri në kabinetin qeveritar, Meta theksoi se nuk është fatkeqësi të mos jesh ministër dhe se të privilegjuarit nuk kanë nevojë për LSI-në. Sa i përket seancës së 22 shtatorit, ku pritet që të kalojnë edhe 6 ligjet e Reformës në Drejtësi, zoti Meta që mban edhe postin e kreut të parlamentit, theksoi se do të insistojë që të gjejë bashkëpunimin e opozitës.