KRYEFAQJA » LAJME » LSI e shqetësuar për zhvillimet rreth Reformës në Drejtësi
LSI e shqetësuar për zhvillimet rreth Reformës në Drejtësi

LSI e shqetësuar për zhvillimet rreth Reformës në Drejtësi

LSI forca e dytë më e madhe e koalicionit qeveritar, po ndjek me preokupim zhvillimet rreth miratimit të Reformës në Drejtësi. Numri dy i saj Petrit Vasili, tha të enjten gjatë një konference për shtyp se Rekomandimi i 88 i Komisionit të Venecias i kërkuar me ngulm nga PD, nuk mund të mbajë peng procesin e miratimit të reformës. “Partia Dmokratike duhet t’i kërkojë BE-së, në nivelet më të larta të Brukselit të shprehet lidhur me pretendimet e saj dhe të kërkojë e të gjejë një zgjidhje të pranueshme me të, për këtë çështje të vetme që e pengon konsensusin” tha ai.
Një kërkesë zoti Vasili kishte edhe për BE: “Dhe nëse BE dhe opozita nuk dakordësohen, përpara se reforma të votohet me votat e mazhorancës dhe ato individuale të disa deputetëve, BE duhet të na garantojë se do t’i hapë negociatat për anëtarësimin”.
Kryetari i grupit parlamentar të LSI shkoi edhe më tej kur tha se forca e tij politike është pro referendumit. “Ne si LSI jemi për mbajtjen e një referendumi për Reformën në Drejtësi, duke e parë si një instrument kushtetues për kalimin e reformës..pavarësisht kundërshtimeve, opozita ka pranuar tashmë se sistemi i drejtësisë është i kalbët dhe se duhet reformuar…” tha zoti Vasili.