KRYEFAQJA » LAJME » LSI, Meta falenderon votuesit
lsi-meta-kryetar-zgjedhje-falenderon-votuesit

LSI, Meta falenderon votuesit

Kryetari i LSI-së, Ilir Meta, ka falënderuar të gjithë anëtarët e Lëvizjes Socialiste për Integrim për pjesëmarrjen masive në procesin e votimit. Meta vlerësoi, me anë të një videomesazhi nga Gjermania, se kjo pjesëmarrje konfirmon qartësisht lidhjen e vendosur dhe të qëndrueshme me LSI-në. “Jam i bindur se nga ky proces e gjithë LSI-ja ka fituar një nivel të ri të organizimit të saj, të pjekurisë së saj politike, të kulturës së saj demokratike. Tani është momenti që këtë pjesëmarrje, këtë inkurajim, që na ka dhënë në një shkallë mjaft të lartë anëtarësia e LSI-së, ta çojmë akoma më përpara drejt Konventës së re Zgjedhore të LSI-së në datat 3-4 dhjetor, ku ne së bashku do të diskutojmë, do të kuvendojmë dhe do të marrim vendime të rëndësishme. Vendime të cilat shkojnë në përputhje me aspiratat e të gjithë atyre anëtarëve që votuan dje për një LSI gjithnjë e më të hapur, për një LSI gjithnjë e më gjithëpërfshirëse. Për një LSI e cila përmes rritjes së saj kontribuon për rritjen e stabilitetit në vend dhje për përshpejtimin e procesit të integrimit europian të vendit”, – deklaroi Meta në mesazhin e tij.