KRYEFAQJA » LAJME » Lu: Koha e gjykatësve dhe prokurorëve të korruptuar ka përfunduar
Donald Lu paralajmëron: Luftë të ashpër ndaj krimit të organizuar dhe korrupsionit

Lu: Koha e gjykatësve dhe prokurorëve të korruptuar ka përfunduar

Diplomatët e huaj të rëndësishëm në vendit tonë i kërkuan magjistrantëve të rinj të mos bien pre e presioneve apo korrupsionit gjatë dhënies së drejtësisë në karierën e tyre. Në ceremoninë e diplomimit të magjistratëve të rinj ambasadori amerikan Donald Lu përcolli mesazhe të forta për një drejtësi të pakorruptuar, ndërsa u shpreh se koha e gjykatësve dhe prokurorëve të korruptuar ka përfunduar.
Mesazhe për zbatimin efikas të reformës në drejtësi erdhën dhe nga ambasadori i ri i OSBE-së në vendin tonë, Bernd Borchardt. “Plotësoni ndryshimet kushtetuese me pjesën tjetër të ligjeve theksoi ai. I pranishën në këtë ceremoni ishte edhe prokurori i përgjithshëm Adriatik Llalla, i cili në përfundim shmangu pyetjet e gazetarëve për një kërcënim të mundshëm të tij.