KRYEFAQJA » LAJME » Lu: Lufta në Siri, asnjë shqiptar nuk i bashkohet ISIS

Lu: Lufta në Siri, asnjë shqiptar nuk i bashkohet ISIS

Lufta kundër ekstremizmit të dhunshëm dhe luftëtarëve të huaj bashkoi në Durrës partnerët strategjike të Shqipërisë, numrin dy të qeverisë, përfaqesues të komuniteteve fetare dhe të organizatave jo fitimprurëse.
Ambasadori amerikan deklaroi se nga Shqipëria nuk ka më luftëtarë që i bashkohen shtetit islamik, por vendi ynë dhe Ballkani perendimor gjenden përballë një situate të re që lidhet me kalimin tranzit të terroristëve që largohen nga Siria dhe Iraku me valen e refugjateve nga zonat e luftës. Edhe Ambasadorja Vlahutin vlerësoi përpjekjet e Shqipërisë në luftën kundër terrorizmit duke nënvizuar se duhet më shumë bashkëpunim, shkëmbim informacioni duke identifikuar sipas saj rrugët që çojnë njerezit drejt radikalizimit.
Takimi i këtij niveli ishte një rast i mirë për shpalosjen e strategjisë kombetare kundër ekstremizmit.